Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 20-vjeçarin Emilio Zema, që aksidentoi me motor tre ditë më parë turistet nga Nepali, shtetasen S.Th, 33-vjeçe.
Masa e sigurisë është kryer në ambientet e Spitalit Rajonal Berat, ku EmilIo Zema është i shtruar dhe nën kujdesin e mjekëve, pas plagëve të marra nga aksidenti. Duke parë dinamikën e aksidentit, ku 20-vjeçari ka rezultuar se ishte duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara, ku turistja ka rezultuar se i ka prerë rrugën motorit në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të rrugës, pa qenë në vijat e bardha dhe duke vlerësuar edhe dëmtimet e marra nga të dyja palët, prokurori Eni Culli i ka kërkuar gjykatës vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të tij për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Pasi ka dëgjuar organin e akuzës si dhe pretendimet e avokatit mbrojtës të 20-vjeçarit, gjyqtarja Lumturi Zhupa, ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e shtetasit Emilio Zema dhe ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co