Përplasja e avionit që la 179 viktima/ 9 minutat dramatike, nga njoftimi deri në rrëzimin fatal

perplasja e avionit qe la 179 viktima 9 minutat dramatike nga njoftimi deri ne rrezimin fatal








































Autoritetet e Koresë së Jugut po kërkojnë përgjigje për aksidentin më vdekjeprurës ajror në vite, ndërsa shtohen pyetjet në lidhje me rrethanat në të cilat Boeing 737-800 i Jeju Air u ul pa vendosur pajisjen e uljes dhe pa vendosur flapat (pajisje që ndodhen në krahët e avionit) duke shkaktuar rrëzimin e tij dhe më pas përplasjen me një mur.

avioni

Për pasojë nga aksidenti tragjik humbën jetën 179 persona, ndërsa vetëm dy arritën të shpëtoheshin.

Ministria e transportit të Koresë së Jugut duket se i qëndron versionit të saj se u godit nga një tufë me zogj.

Sipas kronologjisë që u bë e njohur, në orën 8:54 (me orën e Koresë së Jugut) kulla e kontrollit u dha dritën jeshile pilotëve të Boeing për të vazhduar uljen.

Tre minuta më vonë, kulla e kontrollit informoi pilotët për rrezikun e një goditjeje zogu në ajër.

Në orën 9, avioni kërkon leje për t’u ulur në pistën 19 me kontrolluesin e trafikut ajror që jep OK një minutë më vonë.

Në orën 9:02 avioni u rrëzua në 1.2 km. me gjatësi totale prej 2.8 km. pistë. Tashmë është alarmuar kontrolli i trafikut ajror dhe janë vendosur zjarrfikësit.

Në orën 9:03 avioni u ul duke u zvarritur për disa sekonda në pistë dhe më në fund u përplas me murin dhe më pas shpërtheu në flakë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →