Bota Shqiperia

Përplasja e avionit të pasagjerëve me helikopterin e ushtrisë në Washington, dyshohet se të gjithë personat në bordin e “American Airlines” kanë ndërruar jetë











































Një avion i “American Airlines” me 64 pasagjerë në bord u përplas me një helikopter të Ushtrisë Amerikane Black Hawk, pranë aeroportit të Washington-it në lumin Potomac, orët e para të mëngjesit të sotëm.

washington-airport-mak2

Ankthi po rritet për dhjetëra personat që ishin në bordin e aeroplanit që u rrëzua në ujërat e akullta të lumit Potomac.

Është e paqartë nëse ka të mbijetuar, por CBS News raportoi më herët se 18 trupa ishin gjetur të pajetë ndërsa të tjerët janë ende në kërkim.

Megjithatë, senatori Roger Marshall, i cili përfaqëson Kansasin, nga ku ishte nisur avioni i pasagjerëve, la të kuptohet se të gjithë në bord kanë të vdekur.

Gjatë një konference për shtyp, ai tha se është shumë e vështirë të humbësh 60 qytetarë në të njëjtën kohë.

Washington Post raportoi se ekipet e shpëtimtarëve që dolën nga lumi thanë më herët se nuk gjetën asnjë të gjallë.

Kreu i American Airlines, Robert Isom shprehu në një video të publikuar nga zyra e shtypit trishtimin e tij të thellë për tragjedinë, dhe tha se avioni i filialit të saj rajonal PSA kishte 60 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit në bord kur ndodhi përplasja.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts