Analisti dhe gazetari Mentor Kikia, ka komentuar përplasjen e sotme të seancën gjyqësore në GJKKO, mes Ilir Metës dhe prokurorëve të SPAK.
Kika tha se Meta prej kohësh artikulon akuza ndaj kreut të SPAK dhe bën deklarata jo normale, ndërsa shtoi se në seancën e sotme kjo gjë nuk duhej të kishe ndodhur.
“Mënyra se si u arrestua Ilir Meta ishte e pajustifikueshme, e panevojshme dhe e paargumentuar. Ilir Meta ka më shumë se 1 vit që artikulon akuza, ka 1 vit që e quan prokurorin “DumDuman”. Nuk kemi deklarata normale të Ilir Metës prej kohësh, por sot në sallën e gjyqit nuk duhej të ndodhte”, tha Kikia.