Përplasja fizike me Flamur Nokën në Kuvend/ Agron Shehaj: Opozita dhunoi sot një përfaqësues të opozitës! Doja të denoncoja një vjedhje prej 1.3 mld euro, me sa duket…

perplasja fizike me flamur noken ne kuvend agron shehaj opozita dhunoi sot nje perfaqesues te opozites doja te denoncoja nje vjedhje prej 1 3 mld euro me sa duket scaled








































Deputeti demokrat Flamur Noka u përplas sot në Kuvend me kryetarin e partisë Mundësia, Agron Shehaj, pasi ky i fundit bllokoi foltoren.

Sherri Noka-shehaj-agron-veliaj-zhele-perpalsja-konfrontimi-fizik-debati-opozita (13)Lidhur me këtë ngjarje foli sot në studion e News 24 Agron Shehaj.

Ai tha se “kjo ishte hera e parë që ai dhunohet në Kuvend nga një përfaqësues i opozitës”.

Shehaj tha se sot në Kuvend ai donte të fliste për aferën e rrugës Thumanë-Kashar prej 1.3 mld eurosh.

Sipas Shehajt fakti që ai u largua me dhunë nga foltorja nga një deputet demokrat, do të thotë se përfituesit e aferës korruptive nuk kanë raporte të mira vetëm me mazhorancën por edhe me opozitën.

Shehaj: Një përfaqësues i opozitës, që jam unë kërkova të flisja për skandalin 1.3 mld euro, largohet me dhunë nga foltorja. Nuk u largova me dhunë nga mazhoranca por nga një përfaqësues i opozitës..me sa duket edhe opozita nuk do që të flitet për këtë aferë 1.3 mld euro, sepse me sa duket përfituesit oligarkët që përfitojnë nuk e kanë mirë vetëm me mazhorancën por e kanë mirë edhe me opozitën. Opozita dhunoi sot një përfaqësues të opozitës, i cili thjesht donte të denonconte një vjedhje prej 1.3 mld euro ku janë shkelur procedurat dhe është shkelur ligji.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →