Përplasja me grushte në lokalin në qendër të qytetit! Arrestohet 39-vjeçari, nisin hetimet për katër bashkëpunëtorët

perplasja me grushte ne lokalin ne qender te qytetit arrestohet 39 vjecari nisin hetimet per kater bashkepunetoret





































Një 39-vjeçar është arrestuar, ndërsa katër bashkëpunëtorët e tij do të hetohen në gjendje të lirë, pasi për motive të dobëta, kanë konfliktuar dhe goditur me grushta dhe sende të forta 2 shtetas në një lokal në qendër të qytetit të Këlcyrës.

policia grabitje

“Stacioni i Policisë Këlcyrë arrestoi në flagrancë shtetasin F. M., 39 vjeç, banues në Këlcyrë, si dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. H., 19 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi mbrëmjen e djeshme, në një lokal në Këlcyrë, për motive të dobëta, kanë konfliktuar dhe goditur me grushta dhe sende të forta 2 shtetas.

-Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Gj. K., 57 vjeç, Xh. K., 32 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, të tre banues në Këlcyrë, pasi ditën e djeshme, në qëndër të qytetit të Këlcyrës, për motive të dobëta, kanë goditur me grushta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →