Shqiperia

Përplasja mes fiseve Qukaj e Prroj, 3 viktima në 2 vite/ A nisi konflikti nga një nxehje e çastit?

perplasja mes fiseve qukaj e prroj 3 viktima ne 2 vite a nisi konflikti nga nje nxehje e castit
perplasja mes fiseve qukaj e prroj 3 viktima ne 2 vite a nisi konflikti nga nje nxehje e castit

Emisioni Në Shënjestër në News 24, i gazetares Klodiana Lala, zbulon se çfarë ka ndodhur mes dy fiseve, duke hedhur dritë se përplasjet e përgjakshme që nuk kursyen edhe 17-vjeçaren nuk ishin thjesht një inat çasti që u pasua me viktima.

Këto vrasje midis dy fiseve duket se ishin vetëm ngritja e perdes së përgjakur midis tyre, pasi hetimet dëshmuan se përplasja kishte motive më të forta se sa ishin në dukje.

[embedded content]

Pra ajo që në dukje mendohej se ishte një gojë e lëshuar keq dhe që çoi në derdhjen e plumbave, e kishte hisen shumë më të vjetër në kohë. Ky do të ishte vetëm fillimi i një gjaku të pambarimtë midis dy fiseve, Qukaj dhe Prroj, të cilët siç do të shikohet edhe më poshtë, nuk po rrinin duarkryq. Por po përgatiteshin ta kapnin në pusi njëri-tjetrin që në momentin e parë që do t’u jepej mundësia.

[embedded content]

Ashtu siç del se pas vrasjes së babait të tij Kolë Qukaj dhe të kushërirës Marijes, Gjergj Qukaj po thurte planin për të qëlluar mbi ata që tashmë ishin të deklaruar si hasmit e tyre dhe këtë gjak fillimisht do ta merrte ndaj vëllezërve Aleksandër dhe Nik Prroj, djemve të Nik Prroj, vëllait të Ndoj Prroj.

Ky i fundit siç thamë i vrarë nga Gjokë Qukaj, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Kir, në korrikun e vitit 2010.

Dosja Hetimore

Pas ngjarjes është mësuar se shtetasi Gjergj Qukaj, djali i viktimës Kolë Qukaj, në bashkëpunim me djalin e xhaxhit të tij Dodë Martin Qukaj, janë në konflikt hasmërie me familjen e shtetasit Nik Prroj, dhe konkretisht me djemtë e tij Aleksandër dhe Arjan Prroj.

Dhe për këtë arsye duan të hakmerren pasi këta dy të fundit dyshohet se më datë 14 Qershor 2012 kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Marije dhe Kolë Qukaj. 

Sipas grupit hetues, vrasësit Marije dhe Kolë Qukaj, që mendohet se janë nga fisi Prroj, nuk kanë qenë të vetëm në momentin kur shtinë me pushkë ndaj shënjestrave të tyre.

Mund të jenë ndihmuar edhe nga persona të tjerë në fshat, që janë lidhje tyre e gjakut. Dhe që mund të kenë shërbyer qoftë si informatorë duke u kujdesur të monitoronin lëvizjet e objektivave të tyre, apo edhe si transportues të vrasësve, duke i marrë dhe nxjerrë ata jashtë fshatit, para se të pikaseshin nga policia, apo familjarë të viktimave.

Këtë arritën ta kryenin me sukses pasi vrasësit mundën të largohen nga zona e krimit, pa ardhur policia. Por nga sa shikohet edhe nga dosja hetimore, numri i personave të përfshirë që kanë shërbyer si ndihmës në krim, mendohet të ketë qenë edhe më i madh.

Dosja Hetimore

Personat që mund të kenë ndihmuar autorët e vrasjes së shtetasve Marije dhe Kolë Qukaj me datë 14 Qershor 2012 në lagjen Kasnec, fshati Kir, janë dy vëllezër me origjinë nga fshati Pult, banues në Shkodër. Të cilët kanë lidhje gjaku me pjesëtarë të familjes Prroj, si dhe po kështu disa persona te tjerë me origjinë nga fshati Pecaj, Shalë.

Edhe pse krimi u krye ditën për diell, policia në atë kohë e pati të pamundur të arrestonte autorët e dyshuar të krimit.

Arjan Prroj, një nga hasmët që mendohet se qëlloi mbi gjyshin dhe mbesën, u arrestua vetëm disa muaj më pas, më 18 Mars 2013, gjatë një kontrolli në linjën e trageteve të linjës Ankona-Durrës.

Ndalimi i tij pasi më 27 Dhjetor 2012, Gjykata e Apelit në Shkodër, kishte caktuar për të ndërsa ishte shpallur në kërkim, masën e sigurimit ‘Arrest me burg’ për veprat penale të ‘vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim’ si edhe ‘armëmbajtjes pa leje’.

Policia Durrës

Arjan Prroj, 34 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, u ndalua në portin e Durrësit, si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 17- vjeçares Marije Qukaj dhe gjyshit të saj Kolë Qukaj. Ngjarje kjo e ndodhur më 14 Qershor 2012, në fshatin Kir të Shkodrës. 

Ndalimi i tij u bë gjatë përpunimit të pasagjerëve të tragetit ‘Michela’ të linjës Ankona-Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit të Shkodrës, me vendim penal të datës 27 dhjetor 2012 kishte caktuar për të masën e sigurimit ‘Arrest në burg’ për veprat penale të ‘Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

Prroj dyshohet se më 14 Qershor 2012, për motive hasmërie, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, vëllezër me njëri-tjetrin, kanë vrarë teksa punonin në arë Marije Qukaj, 17 vjeç dhe Kolë Qukaj, 70 vjeç, banues në fshatin Kir.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts