Bota Shqiperia

Përplasja vdekjeprurëse e avionit të “American Airlines” me helikopterin e ushtrisë, arrestohen dy punonjës të aeroportit të Washington-it. Ja për çfarë akuzohen













































Dy punonjës që menaxhonin Aeroportin Kombëtar të Washingtonit, janë arrestuar si të dyshuar për publikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë pas përplasjes vdekjeprurëse të avionit javën e kaluar.

usa

Sipas New York Post, dy punonjësit e Autoritetit të Aeroporteve Metropolitan Washington (MWAA), akuzohen për kopjim të paautorizuar të dosjeve të regjistrimit dhe gjithashtu mund të ndiqen penalisht për akses të paligjshëm në sistemet elektronike.

Të dy personat, 21-vjeçari Mohamed Lamine Mbengue dhe 45-vjeçari Jonathan Savoy, u liruan pasi u ngritën akuza kundër tyre.

Problemet ligjore të dy burrave lidhen me videon e siguruar nga CNN javën e kaluar, e cila publikoi momentin tronditës kur një helikopter ushtarak Black Hawk dhe një aeroplan pasagjerësh i “American Airlines”, u përplasën mbi lumin Potomac.

Incidenti tragjik shkaktoi rrëzimin e avionit dhe helikopterit, dhe vdekjen e 67 personave në bord.

Videot e publikuara nga mediat amerikane menjëherë pas rrëzimit bënë xhiron e internetit, duke ngritur shumë pikëpyetje se si dy avionët u përplasën në hapësirën ajrore të ngarkuar mbi aeroportin Ronald Reagan.

CNN tha se të dyja videot që publikoi pas tragjedisë janë marrë me telefona celularë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts