Përplasje në Komision, Ndreca: Beqaj, dëshmitari kryesor! Vokshi: E lëshuat hajdutin dy-metrosh, vetëm Vilma Nushin jo

perplasje ne komision ndreca beqaj deshmitari kryesor vokshi e leshuat hajdutin dy metrosh vetem vilma nushin jo








































Është shoqëruar sërish me përplasje mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-Up, ku do të dëshmojë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i arrestuar për koncesionin 100 mln euro të sterilizimit.

ilir beqaj arrestim pranga

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi kërkoi shtyrje të afatit për marrjen në pyetje të dëshmitarve që nuk janë paraqitur, por nënkryetari socialist, Plarent Ndrenca kundërshtoi duke u shprehur se janë thirrur një numër i madh dëshmitarësh.

Ai kërkoi që të procedohej me marrjen në pyetje të ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili la përkohësisht qelinë mëngjesin e sotëm me leje të SPAK për t’u paraqitur në Komision, duke e konsideruar si dëshmitarin kryesor.

“E lëshuat edhe Ilir Beqajn, Edi Rama lëshoi edhe hajdutin dymetrosh, vetëm Vilma Nushin nuk po lëshon”, iu drejtua Vokshi, teksa theksoi se nuk do të bëjnë hap pas.

Pjesë nga diskutimi:

Plarent Ndreca: Vlerësoj që nuk ka më vend, kemi kryer hetim, kemi marrë shkresa e dokumente, kemi thirrur dëshmitarë, është numër shumë i madh dëshmitarësh.

Kemi sot dëshmitarin kryesor, zoti Beqaj, i cili më shumë se kushdo tjetër do të japë të dhëna dhe dëshmi mbi procedurat që kemi si objekt hetimor, Duhet të vijojmë pa humbur kohë me Beqajn.

Albana Vokshi: Beqja është një prej dëshmitarëve, jo kryesor, çdo dëshmitar ka vlerën e vet. Të vijë Vilma Nushi. E lëshuat edhe Ilir Beqajn, Edi Rama lëshoi edhe hajdutin dymetrosh, vetëm Vilma Nushin nuk po lëshon. Nuk bëjmë hap pas, konsiderojmë kyç dëshminë e Edi Ramës dhe Vilma Nushit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →