Përplasjet e kryeministres Meloni me gjyqtarët për kthimin e emigrantëve në Itali, presidenti Mattarella: Institucionet nuk duhet të kufizohen në pikëpamje partiake

perplasjet e kryeministres meloni me gjyqtaret per kthimin e emigranteve ne itali presidenti mattarella institucionet nuk duhet te kufizohen ne pikepamje partiake





































Presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, ka reguar pas përplasjeve të kryeministres Giorgia Meloni dhe gjyqtarëve për vendimin e këtyre të fundit për kthimin në Itali të emigrantëve që u sollën në Gjadër.

mattarella

I ftuar në Festivalin e Rajoneve dhe Krahinave Autonome “Italia e Rajoneve”, Mattarella deklaroi se institucionet duhet të mos kufizohen në pikëpamje partiake.

“Institucionet nuk kufizohen në pikëpamje partiake. Mes institucioneve dhe brenda institucioneve, bashkëpunimi, kërkimi i pikave të përbashkëta, ndarja e zgjedhjeve janë thelbësore për të arritur funksionimin e duhur dhe që shërbimi t’i bëhet komunitetit”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Mattarella tha se ndërmjetësimi dhe bashkëpunimi janë pjesë thelbësore e jetës demokratike, pasi institucionet i përkasin dhe i përgjigjen të gjithë komunitetit.

 “Ka momente në jetën e çdo institucioni në të cilat nuk është e mundur të afirmohet thjesht vizioni i tij për gjërat, duke thelluar kundërshtitë dhe kontrastet, por duhet ditur se si të përdoren aftësitë e ndërmjetësimit. Kjo është një pjesë thelbësore e jetës demokratike, pasi institucionet i përkasin dhe i përgjigjen të gjithë komunitetit dhe secili duhet të jetë në gjendje të njohë veten në to”, tha ai.

Vendimi i Gjykatës së Romës për të kthyer mbrapsht në Itali 12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti që ndodheshin në kampin në Gjadër ka sjellë përplasje mes Giorgia Melonit dhe magjistratëve.

Sipas La Repubblica, pavarësisht vendimit të gjykatës qeveria italiane nuk do të tërhiqet.

Prestigjiozja italiane raporton se Giorgia Meloni ka deklaruar se javën e ardhshme në Shqipëri do të vijë një grup tjetër me refugjatë. Kryeministrja italiane është shprehur se do të gjenden zgjidhje alternative.

“Pas përplasjes mes kryeministres Meloni dhe magjistratëve, ekzekutivi planifikon një transferim të ri të emigrantëve. Ndërkohë, anija e rojes bregdetare do të rikthejë në vendin tonë refugjatët pas moslegjitimitetit të ndalimeve të dekretuara nga drejtësia”, shkruan La Repubblica.

“Larg njoftimeve të kryeministres Giorgia Meloni për gjoja “zgjidhje alternative”, nga përplasja e egër kokë më kokë midis qeverisë dhe gjyqësorit, transferimi i 12 të mbyturve të anijes që u kapën në brigjet e Lampedusa dhe u dërguan në Shqipëri ishte i shpejtë”, shkruhet në artikull.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →