Përplasjet me kolegët socialistë dhe gardën në Kuvend, Ina Zhupa: S’mund të akuzohemi si turmë! Me dhunuesit e Kushtetueses nuk sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë

perplasjet me koleget socialiste dhe garden ne kuvend ina zhupa smund te akuzohemi si turme me dhunuesit e kushtetueses nuk sillemi sikur nuk ka ndodhur asgje





































Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka komentuar aksionin e sotëm në Parlament, ku deputetët e opozitës u përplasën me kolegët e tyre socialistë dhe gardën.

ina zhupa

E ftuar në emisionin Open në News 24, Zhupa theksoi se grupi i PD është dënuar si turmë nga ana e Sekretariatit të Etikës dhe sipas saj, është një dënim politik.

Ajo tha se maxhoranca pengoi drejtësinë me mandatin e Olta Xhaçkës dhe tha se për demokratët nuk mund të ketë normalitet me dhunuesit e Kushtetutës.

“Ne jemi votuar për të qenë në parlament, por kur në parlament respektohet Kushtetuta e ligji. Maxhoranca votoi kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Maxhoranca pengoi drejtësinë me mandatin e Xhaçkës. Parlamenti çon në burg një deputet me mandat, nuk mbledh Këshillin e Mandateve.

Me dhunuesit e Kushtetueses nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Vendimi ndaj nesh ishte politik. Ne nuk mund të akuzohemi si turmë. Edi Paloka nuk ka qenë fare në asnjë veprim të paligjshëm, thjesht ka lëvizur karrigen. Ne sot thjesht donim të futeshim në parlament”, tha ajo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al