Përqafimi i ëmbël i Kate Middleton për 16-vjeçaren që po lufton me kancerin

perqafimi i embel i kate middleton per 16 vjecaren qe po lufton me kancerin

Xhesti i ndjeshëm i Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, u kap nga kamera teksa ajo priste në Kështjellën Windsor me burrin e saj dhe trashëgimtarin e fronit britanik, William, një adoleshente 16-vjeçare që vuante nga një formë e rrallë dhe agresive e kancerit.

Pallati Kensington ka shpërndarë foto të takimit të William dhe Kate me Liz Hutton.

16-vjeçarja postoi një ‘listë me gjëra që do të donte të fotografonte në internet pasi u diagnostikua me një formë jashtëzakonisht të rrallë të sëmundjes.

Princi dhe Princesha e Uellsit folën me ‘fotografen’ adoleshente pasi e ftuan të bënte foto në Kështjellën Windsor duke përmbushur një nga dëshirat e saj. Siç raporton rrjeti britanik Sky News, Kate, e cila së fundmi njoftoi se ka përfunduar një cikël kimioterapie pasi u diagnostikua me kancer në fillim të këtij viti, është fotografuar duke u përqafuar me 16-vjeçaren nga Harrogate.

Në një mesazh personal në rrjetet sociale, William dhe Kate kanë shkruar: “ Të kënaqur që takuam Liz-in në Windsor sot. Një fotografe e re e talentuar, e cila na frymëzoi të dyve. Faleminderit që ndani fotot dhe historinë tuaj me ne. W&C’.

Adoleshentja ka shpërndarë edhe disa foto nga takimi i saj me çiftin princëror të Uellsit në një postim në Instagram. “Njerëz kaq të mrekullueshëm, të vërtetë dhe të sjellshëm, ndihem kaq i bekuar që unë dhe familja ime patëm këtë përvojë”. Liz postoi gjithashtu një foto të bërë nga çiklisti Sir Mark Cavendish duke u shpallur kalorës nga Princi i Uellsit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Adoleshentja britanike u diagnostikua me tumor me qeliza të vogla desmoplastike në janar. Sëmundja e saj është një formë jashtëzakonisht e rrallë e kancerit që zakonisht shfaqet në bark, sipas shoqatës së bamirësisë Sarcoma UK.

Nëna e Liz-it, Vicky Robina, tha në qershor se mjekët i kishin thënë vajzës së saj se kishte gjashtë muaj deri në tre vjet jetë.

Diagnoza e adoleshentes e shtyu atë të postonte një ‘listë’ në internet me të gjitha gjërat që do të dëshironte të fotografonte.

Lista përfshin dëshirën e saj për të kapur fotografi të ndryshme të një festivali muzikor, një xhirim mode si dhe provën e një muzikal të madh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →