Rreth 100 nga 207 qendra të kujdesit shëndetësor në Liban janë mbyllur tani për shkak të “përshkallëzimit të dhunës”, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Sulmet ndaj punonjësve shëndetësorë dhe objekteve, të cilat kanë shkaktuar pothuajse 100 vdekje, duhet të ndalen. Numri i personave të lënduar është në rritje. Sistemi shëndetësor është duke luftuar për të përballuar për shkak të kapaciteteve të kufizuara njerëzore dhe burimeve”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Ghebreyesus
Pesë spitale janë mbyllur për shkak të dëmtimit strukturor pas sulmeve ajrore, tha ai.
“Ne bëjmë thirrje për mbrojtje urgjente të pacientëve dhe punonjësve shëndetësorë. Ne bëjmë thirrje për paqe.”