Ish-ambasadori i Shqipërisë në Britani, Mal Berisha, ka diskutuar situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme në studion e “Open” në News24, duke u fokusuar në përplasjet e fundit mes Izraelit dhe Iranit.
Berisha nënvizoi se Libani ka pasur probleme me Hezbollahun dhe se është një vend me një diversitet të madh fetar. Sipas tij sulmi i vitit të kaluar në Izrael, si dhe marrja e pengjeve, ka nxitur grupet më të rrezikshme palestineze dhe i ka dhuruar Izraelit mundësinë për të realizuar një projekt për marrjen e Gazës dhe Bregut Perëndimor.
[embedded content]
“Mendoj se u gjet një shkëndijë te rrëmbimi i personave të pafajshëm,” tha Berisha. “Përgjigja e Izraelit ishte e pamëshirshme dhe disproporcionale, duke mos bërë dallim mes civilëve të pafajshëm dhe terroristëve.”
Ai theksoi se asnjëra palë nuk do të guxonte të bënte gabimin e madh të sulmit të drejtpërdrejtë. Berisha përmendi gjithashtu shqetësimet lidhur me sulmet ndaj reaktorëve bërthamorë, duke theksuar se këto do të kishin një ndikim rajonal të madh.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co