Një “fole” prostitucioni është zbuluar nga policia në Durrës, ku janë vënë në pranga tre persona, mes tyre edhe dy vajza dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A. R., 33 vjeç, M. D., 25 vjeçe dhe F. P., 25 vjeçe, të tre banues në Tiranë, ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit me iniciale A. S., 42 vjeç, M. R., 30 vjeç dhe K. M., 24 vjeçe, të tre banues në Tiranë.
Mësohet se grupi vepronte në lagjen nr. 1, Durrës, në një ambient të marrë me qira, që ishte përshtatur nga shtetasit me iniciale A. R., M. R. dhe A. S., për ushtrimin e prostitucionit nga shtetaset M. D., F. P. dhe K. M.,
Gjatë këtij operacioni blutë gjetën dhe sekuestruan një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.
Njoftimi i policisë
Zbulohet në lagjen nr. 1, Durrës, një ambient i marrë me qira, i përshtatur për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.
Vihen në pranga 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 3 të tjerëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Si rezultat i hetimeve të kryera për 4 muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shfrytëzimit të prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizoi operacionin e koduar “Rent”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. R., 33 vjeç, M. D., 25 vjeçe dhe F. P., 25 vjeçe, të tre banues në Tiranë.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: A. S., 42 vjeç, M. R., 30 vjeç dhe K. M., 24 vjeçe, të tre banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në lagjen nr. 1, Durrës, në ambientin e marrë me qira, që ishte përshtatur nga shtetasit A. R., M. R. dhe A. S., për ushtrimin e prostitucionit nga shtetaset M. D., F. P. dhe K. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co