Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinji, në një konferencë për gazetarët, është shpehur se persona privat që nuk ushtrojnë një detyre shtetërore, aksesojnë në sistemin TIMS.
Ai ka theksuar rëndësinë ë një hetimit të shpejt nga SPAK lidhur me vjedhjen e të dhënave të TIMS për të mos pas problematika të mëtejshme, duke u shprehur se kjo mund të dëmtohet edhe veprimtaria hetimore e Prokurorisë së Posaçme.
“Mundet dhe veprimtaria e SPAK të dëmtohet nga ky sistem lidhur me personat e shpallur në kërkim. Sistemi TIMS përbën një shumëllojshmëri të dhënash, dhe aksesi i lirë nga këta persona, bën rrezik serioz për rendin dhe sigurinë dhe për të ekspozuar të dhëna të parterëve të huaj që mund të përdoren nga shtetet jo miqësore me Shqipërinë”, tha ai.
Ndër të tjera, ai theksoi se nga të dhënat e nxjerra nga Komisioni HetImor i TIMS, rezulton që punonjës që duhet të ruanin të dhënat, ia kanë dhënë elementëve të krimit të organizuar.
“Të dhënat u kanë shërbyer grupeve kriminale për të bërë eliminimin e kundërshtarëve apo për tu arratisur kur kanë pasur urdhër arreste”, tha Salianji.
Salianji: Sot jemi në një situatë ku drejtori i departamentit të IT në policinë e shtetit, edhe pse ka masë sigurie, është në arrest shtëpie, i pezulluar është ende drejtor, që në rastin e TIMS është më i rëndësishëm për të ruajtur dhe mbrojtur të dhënat. Kjo e bën jo efektive punë e drejtësisë dhe i mbivendoset rasteve ku nuk i pëlqen Edi Ramës dhe PS, vendimet e gjyqësorit nuk vlejnë. Persona privat që nuk ushtrojnë një detyre shtetërore aksesojnë në sistemin TIMS. Është emergjente që gjithçka që nuk u arrit të bëhej në Komisionin Hetimor, të bëhet duke përsëritur thirrje për të pasur një hetim të shpejt nga SPAK për të mos pas problematika të mëtejshme. Mundet dhe veprimtaria e SPAK të dëmtohet nga ky sistem lidhur me personat e shpallur në kërkim.
Sistemi TIMS përbën një shumëllojshmëri të dhënash, dhe aksesi i lirë nga këta persona, bën rrezik serioz për rendin dhe sigurinë dhe për të ekspozuar të dhëna të parterëve të huaj që mund të përdoren nga shtetet jo miqësore me Shqipërinë.
Në këtë situatë, qoftë ministri, ish-ministri apo dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, ishin në dijeni dhe nuk janë nxitur për marrjen e masave urgjente apo kryerjen e hetimeve të thelluara për ndërhyrjet në sistemin TIMS.
Nga të dhënat, rezulton që punonjës që duhet të ruanin të dhënat, ia kanë dhënë elementëve të krimit të organizuar, për masat ndaluese, të shpallur në kërkim, etj. Dhe për marrjen e këtyre informacioneve kanë dhënë shumë të mëdha parash për të marr të dhëna për ata vet apo kundërshtarët. Të dhënat u kanë shërbyer grupeve kriminale për të bërë eliminimin e kundërshtarëve apo për tu arratisur kur kanë pasur urdhër arreste.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co