Peruja shpall gjendjen e emergjencës për shkak të shirave të dendur

peruja shpall gjendjen e emergjences per shkak te shirave te dendur
peruja shpall gjendjen e emergjences per shkak te shirave te dendur

Qeveria peruane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të paktën 96 rrethe në 15 rajone të vendit për shkak të dëmeve të shkaktuara nga shirat e dendur në javët e fundit.

Vendimi i qeverisë, i cili do të jetë në fuqi për 60 ditë, lejon “ekzekutimin e masave dhe veprimeve të menjëhershme dhe të nevojshme emergjente për reagim dhe rehabilitim sipas rastit”.

Është aktivizuar ligji që lehtëson dhurimin e ushqimit dhe transportin e donacioneve gjatë fatkeqësive natyrore. Po kështu, disa shërbime mund të ofrohen “falas”, si ushqimi, trajtimi mjekësor, transporti, logjistika e dërgimit dhe çdo shërbim tjetër që mund të ndihmojë të prekurit nga shirat.

Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë ka parashikuar reshje mesatare deri të dendura deri në 13 shkurt në zonat malore dhe reshje mesatare deri në ekstrem në bregdetin verior.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →