Përurimi i bazës ajrore në Kuçovë, Ramush Haradinaj: Kurti doli nga kontrata politike me NATO-n!

perurimi i bazes ajrore ne kucove ramush haradinaj kurti doli nga kontrata politike me nato n
perurimi i bazes ajrore ne kucove ramush haradinaj kurti doli nga kontrata politike me nato n

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka devijuar nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shkruar se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë e cila u inagurua sot, është bazë e sigurisë e rajonale.

Ai tha se krijimi i k9saj baze është lajm i mirë edhe për Kosovën,. por se të plotë situatën do ta bënte anëtarësimi i saj në Aleancë

“Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, që është hapur sot, është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit. Sa më afër NATO-s, jemi më të lirë e më të sigurt, por anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë Aleancë, sigurinë do ta bënte më të plotë. E përgëzoj Shqipërinë për rreshtimin e saj të natyrshëm në këtë Aleancë, por nuk mund të mos shpreh indinjatën time të thellë për Qeverinë e Albin Kurtit, e cila po e turpëron Kosovën duke dalë nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s”, ka thënë Haradinaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →