Pas barazimit 3-3 të Milanit kundër Sasuolos, Interi kishte një shans të artë, që me fitore kundër Kaljarit ta luante derbin e titullit me 2 rezultate. Mund të shpallej zyrtarisht kampion me fitore kundër Milanit, por edhe me barazim. Mirëpo, barazimi befasues dhe i merituar njëkohësisht kundër Kaljarit e bën të detyrueshme fitoren për formacionin zikaltër nëse do të shpallet kampion në duelin me kushërinjtë. Diçka që nuk është fiksim, por do të ishte bukur për tifozërinë dhe mbi të gjitha për t’i vënë kapakun në mënyrën më të mirë të mundshme këtij sezoni fenomenal në Serinë A. Kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe Interi shpreson që ta bëjë realitet. Në anën tjetër, Milani kërkon që ta shtyjë festën e zikaltërve, sepse për ta prishur është shumë vështirë. Herët a vonë titulli do të jetë në duart e Lautaros me shokë.
BESIM- Gjatë këtyre dy ditëve Interi është pushim dhe të mërkurën do të rikthehet të punojë për të përgatitur derbin. Zikaltrit shkojnë në këtë ndeshje me vetëbesim të lartë dhe me forcën që i jep historia. Në 5 derbet e fundit, të zhvilluar në vitin 2023 për kampionatin, gjysmëfinalet e Champions-it dhe në Kupën e Italisë, Interi ka dalë triumfues. Pesë fitore radhazi për ta bërë një vit të paharruar.
Mirëpo, këtë herë kërkohet derbi i gjashtë që mund të rezultojë vendimtar. Skuadra e Simone Inzagit ka arritur të shënojë 12 gola në portën e Milanit dhe ka pësuar vetëm 1, si për të treguar se sa të pafuqishëm kanë qenë kuqezinjtë për të ndalur Interin. Milani do të kërkojë patjetër që t’i prishë festën Interit, por mbi të gjitha për të nderuar tifozërinë kuqezi që do të jetë e shumtë në stadiumin “San Siro”. Milani kërkon që të rikthehet te fitorja në derbi pas 5 humbjeve radhazi dhe ky do të ishte momenti ideal për ta bërë këtë gjë. Leao me shokë kërkojnë hakmarrje, sepse nuk duan të lejojnë festë në shtëpinë e tyre.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co