Të paktën pesë punonjës kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e eksplodimit dhe zjarrit që shpërtheu brenda një fabrike të tekilas të martën në shtetin Jalisco, Meksikë, njoftuan autoritetet lokale, raporton agjencia “Reuters”.
Agjencia e Mbrojtjes Civile njoftoi në rrjetin social X se pesë persona u konfirmuan të vdekur dhe dy u lënduan, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Të gjithë të vdekurit dhe të plagosurit kanë punuar në fabrikë, tha agjencia.
Shërbimet e emergjencës kanë evakuuar zonën përreth si masë sigurie, por zyrtarët thanë se banorëve u lejua të rikthehen në shtëpi të martën vonë.
Víctor Hugo Roldán, drejtori i agjencisë së Mbrojtjes Civile, tha se dy nga rezervuarët prej 219 mijë litrash tekila shpërthyen dhe se autoritetet po siguroheshin që alkooli nuk do të kalonte në rrjetin komunal të kullimit.
Ai tha se ekspertët po hetojnë për ta gjetur shkakun e shpërthimit. Zyrtari tha se zjarri ishte nën kontroll deri në mbrëmje, por ekipet e emergjencës janë duke punuar akoma në vendngjarje.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co