Enkileda Carja konfirmohet edhe një herë si një prej talenteve më të mëdha të peshëngritjes shqiptare, duke vijuar serinë e rezultateve të shkëlqyera në arenën ndërkombëtare.Një vit më parë ajo shpallej kampione e trefishtë dhe rekordmene e Europës për U-15, ndërsa tashmë ka shënuar një tjetër arritje fantastike në një grup-moshë më lart. Peshëngritësja elbasanase ka fituar një medalje ari dhe një argjendi për Shqipërinë në Kampionatin Europian për të reja që po mbahet në Selanik të Greqisë. Carja konkurroi dje në Baterinë A të peshave 64 kg dhe spikati menjëherë, duke u shpallur kampione e Europës në stilin e shkëputjes me rezultatin fantastik 86 kg.
Në stilin e shtytjes Carja regjistroi 104 kg, duke u klasifikuar në vendin e katërt. Ndërsa me 190 kg në total, shtangistja kuqezi fitoi medaljen e argjendit në dygarësh. Rezultate të mëdha nga 16- vjeçarja, e cila stërvitet nga trajnerja Eglantina Kalemi. Me arin dhe argjendin e Carjes, Shqipëria e dërgon 7-të numrin e medaljeve të ftuara deri më tani në Kampionatin Europian të moshave.
Të mërkurën, pesë medalje erdhën nga garat e djemve, teksa Samoel Rrasa fitoi një medalje ari dhe argjendi në kategorinë e peshave 73 kg për të rinj, ndërsa Antonino Mullisi fitoi dy medalje argjendi dhe një bronzi në kategorinë e peshave 73 kg për U-15. E fundit që do të mbyllë konkurrimin e Shqipërisë në Europian do të jetë për Maida Lozi, e cila do të matë forcat sot në kategorinë e peshave 76 kg për moshat U-15. Një bilanc shumë i mirë rezultatesh nga Kombëtarja e vogël kuqezi, me kreun e FSHP-së, Elez Gjoza, që “fërkon duart”, duke hedhur sytë nga e ardhmja, pasi ekipi i të rriturve tashmë ndodhet në një fund cikli.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co