Portieri i Milanit, Majk Menja u dëmtua në ndeshjen me Udinezen dhe doli nga fusha me barelë, duke e kaluar natën në spital. Ai pësoi traumë në kokë për shkak të përplasjes së dhunshme me shokun e skuadrës, Aleks Himenez. Por fatmirësisht asgjë nuk ka qenë serioze dhe Menja doli nga spitali sot duke u nisur drejt Milanos. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe gati për t’iu rikthyer jetës normale. Francezit do ti duhet të pushojë plotësisht deri të martën, më pas do t’i rikthehet gradualisht stërvitjeve në fushë.
Portieri pritet të jetë gati për duelin me Atalantën dhe Interin, në ndeshjen e kthimit të derbit të Kupës së Italisë në datën 23.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co