Pëson defekt në motorët elektrikë, anija turistike me 200 pasagjerë në bord lëviz në gjendje të lirë në Detin e Veriut

peson defekt ne motoret elektrike anija turistike me 200 pasagjere ne bord leviz ne gjendje te lire ne detin e veriut





































Të dielën pasdite, anija turistike bregdetare “Funny Girl” (68 metra e gjatë) raportoi problematikë me gjeneratorët elektrikë, një në rrugën e saj nga ishulli detar i Heligoland drejt Büsum.

anije

Sipas shërbimit të gjurmimit të anijeve “ MarineTraffic.com ”, anija, e cila mban rreth 200 pasagjerë, po lëviz rreth dhjetë milje detare në lindje të Heligoland në gjirin gjerman, në pamundësi për të manovruar.

Aktualisht është e paqartë pse gjeneratorët elektrikë në bordin e anijes nga kompania e transportit “Adler & Eils” u prishën papritmas.

Administrata federale e rrugëve ujore dhe e anijeve dërgoi dy rimorkiatorë “Wulf 4” dhe “Wulf 7” nga Cuxhaven për të ndihmuar anijen e prishur.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al