I mirënjohuri Mirel Josa, ishte i ftuar në News 24, në “Euro 24”, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa.
“Ne nuk duhet të merremi me të shkuarën e lojtarëve, pra të merremi me gjendjen aktuale. Nuk jam dakord me këtë, lojtari ka luajtur shumë apo lojtari ka luajtur shumë.
Unë e kam problemin me Brojën, ne presim shumë prej tij. Ai duhet të mësojë të lëvizi, kjo detyrë i del trajnerit. Nuk duhet të mbetet i vetëm, duhet të ketë mbështetje.
Pika e dobët e Kroacisë? Brozovic.
Nuk është problemi se presioni është mbi ta. As ne nuk do ta kemi problem presionin.Të gjithë përgatisin ndeshjen. Kroacia ka presion sepse ka humbur 3-0 nga Spanja. Ka të bëjë psikologjia, nuk besoj se lojtarët tanë do jenë keq psikologjikisht.
Parashikimi Shqipëri-Kroaci? Barazim” – tha ai.
[embedded content]
[embedded content]
[embedded content]
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co