Pikantet e Partizani-Iberia/ “Simulon” trajneri i klubit gjeorgjian, agjentë turq në tribunë

pikantet e partizani iberia simulon trajneri i klubit gjeorgjian agjente turq ne tribune
pikantet e partizani iberia simulon trajneri i klubit gjeorgjian agjente turq ne tribune

“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes mes Partizanit dhe Iberias e mbyllur me eliminimin e ekipit të kuq pas barazimit 0-0 dje në “Elbasan Arena” dhe humbjes 2-0 në Gjeorgji.

* Në stadium nuk kishte më shumë se 2 mijë të pranishëm. Por, edhe pse me numër të paktë, nuk u evituan radhët në biletari, pasi shumë prej tyre e kishin lënë për në minutat e fundit pajisjen me një biletë.

* Partizanin e ndoqën nga afër edhe disa “ish”-ë, si Nderim Nexhipi apo edhe tekniku që i riktheu te titulli kampion pas më shumë se dy dekadash, Skënder Gega. I pranishëm ishte edhe Valentino Murataj, i cili e pa sfidën së bashku me Arinaldo Rrapajn, Marçelino Prekën dhe Andi Hadrojn.

* Europa është një vitrinë për futbollistët, të cilët janë nën lupën e menaxherëve. Në Elbasan nuk munguan as menaxherë turq, të cilët panë nga afër sfidën, me qëllim evidentimin e ndonjë elementi.

* Të kuqtë pretendojnë që në minutën e dytë penallti dhe kur shohin se arbitri nuk është i këtij mendimi, shkojnë e rrethojnë duke kërkuar llogari. Kryesori e “zgjidh” duke ndëshkuar me karton të verdhë Agim Zekën, si për ta bërë shembull.

* Ndryshe nga takimet e kaluara, ku ekipi pritës qëndron gjithnjë në pankinën në të majtë, kësaj here të kuqtë ishin në krahun tjetër. Zgjedhje rastësore apo besytni, kjo nuk dihet.

* Orges Shehi përpiqet ta heqë stresin dhe ankthin e ndeshjes duke konsumuar ujë. Në pak minuta e “than” bidonin.

* Sa herë që ekipi gjeorgjian kishte ndonjë rast shënimi, e gjithë pankina ngrihej në këmbë.

* Temperaturat e larta bënë që arbitri të lejonte ekipet të freskoheshin gjatë mesit të dy pjesëve.

* Ndalesat e shpeshta të lojës nga lojtarët miq, të cilët shtriheshin në tokë pas çdo ndërhyrjeje, solli irritimin e tifozëve, që nuk i kursyen vërshëllimat në stadium. Arbitri për të qetësuar situatën u tregon orën, për të nënkuptuar se çdo vonesë do të shtohet në fund.

* Në minutën e 53-të ka ilaritet në stadium. Trajneri i miqve kap një top që doli jashtë fushës dhe prek barkun me dorë, duke nënkuptuar që u dëmtua. Kaq u desh dhe tifozët e kuq në tribuna nuk i kursyen të qeshurat dhe vërshëllimat.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →