Bota Sport

Pikantet e Partizani-Marsaslok/ Tifozët ikin të zhgënjyer, nuk përshëndeten me ekipin

pikantet e partizani marsaslok tifozet ikin te zhgenjyer nuk pershendeten me ekipin



































“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes Partizani-Marsaslok, e luajtur në “Elbasan Arena” dhe e përfunduar me shifrat 1-1.

WhatsApp Image 2024-07-11 at 21.39.58

* Temperaturat e larta, kundërshtari modest në letër dhe largësia nga Tirana, ka bërë që prezenca e tifozëve të jetë shumë e ulët.Numri i tyre nuk i arrinte as 1000 të pranishëm. Sigurisht, nukmungoi grupimi ultras “Guerrils”. Nga ana tjetër nuk munguan asata pak tifozë miq, familjarë të lojtarëve në fushë, që gëzuan nëtribunë në momentin e golit të barazimit.

* Një pjesëtar nga stafi mik kishte marrë me vete edhe djalin e tijtë mitur. Ai pretendonte ta mbante në pankinë, pasi ishte pajisuredhe me bexhën, por nuk e lejon delegatja e ndeshjes. Para se tëniste ndeshja ajo e pikas dhe i bën të ditur që fëmija i mitur nukmund të qëndrojë në pankinë, por të hipi në tribunë.

* Pasi bënë përshëndetjet e rastit për të nisur ndeshjen, ekipimik bëri sërish një mini-nxehje me piketat për të ngrohur muskujt. Një risi, nëse mund ta quajmë kështu, pasi nuk preferohet simetodë nxehjeje.

*Partizani shënon që në minutën e tretë, por trajneri i portierëve,Kushtrim Voka, ka kritika për mbrojtjen. Ai u bën me shenjë që tëkomunikojnë me njëri-tjetrin.

* Të gjithë tek Partizani po festonin golin e shpejtë të Muratajt,përveç Shehit dhe Buxhelajt. Tekniku e shfrytëzoi këtë momentpër të dhënë disa direktiva për lojtarin e tij.

* Partizani aktivizoi edhe 17-vjeçarin Oresti Rifa. Për të nuk mungoi edhe një baner i veçantë në stadium, me emrin dhe numrin etij në fanellë (28).

* Nuk mungoi edhe pakënaqësia e tifozëve të kuq në stadium,gjatë kohës që ndeshja ishte në barazim dhe të besuarit e Shehitnuk po gjenin dot rrugën e rrjetës.

* Loja me shumë pasime pranë zonës dhe pa goditur portën, kasjellë krahasimin e Partizanit me Spanjën. “U bëtë si spanjollët mekëtë lojë, vetëm pasime. Goditeni njëherë portën”, ia behu njëriprej tyre, i cili shprehu pakënaqësinë. Megjithatë, krahasimi dukettërësisht jashtë realitetit. Përzgjedhje e dobët e tifozit.

* Në fund tifozët e kuq kontestojnë lojtarët e tyre, të cilët shkuandrejt tribunës për t’i përshëndetur. Mirëpo, u kthyen me kokat ulur,sepse ultrasit u shpërndanë dhe nuk i pritën si zakonisht, dukshëm të mërzitur me lojën e skuadrës së tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts