Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë sot pjesë e ceremonisë së homazheve në nder të shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare.
“Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë. Historia (me gjithë mitet), politika (me gjithë intrigat), gjuha (me gjithë bukurinë) me romanet dhe poezitë e Ismail Kadaresë u bënë dije dhe vetëdije për popullin tonë. Lum ne që e patëm, kaq shumë. Vepra e tij do të rrojë gjatë, jo vetëm për ne”, shkroi Kurti në librin e kujtimeve.
Kurti bashkë me ministra e deputetë, kanë bërë homazhe para arkivolit me trupin e Kadaresë, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co