”Pirati” Muriqi ndal galaktikët, sulmuesi kosovar: Çfarë kënaqësie t’i shënosh Realit!

pirati muriqi ndal galaktiket sulmuesi kosovar cfare kenaqesie ti shenosh realit





































Reali i Madridit e ka nisur me një barazim (1- 1) në Majorka mbrojtjen e titullit. “Los Blancos” kanë vuajtur jo pak kundër Majorkës dhe kanë rrezikuar madje ta humbasin takimin, ndërkohë që në fund kanë humbur dhe nervat dhe e kanë mbyllur ndeshjen me dhjetë vetë pas daljes me karton të kuq të Ferland Mendi për një ndërhyrje të ashpër ndaj Vedat Muriqit.

vedat-muriqi

Ka qenë pikërisht kosovari i Majorkës, ai që ka bërë me dhembje koke Ançelotin dhe të gjithë mbrojtjen e Realit, duke qenë një rrezik konstant nga nisja e takimit deri në fund. I tij ka qenë dhe goli i barazimit për Majorkës, që i është përgjigjur rrjetës së shënuar nga Rodrigo në pjesën e parë. Për numrin 7 të Majorkës, ky ka qenë goli i dytë në 5 takime kundër Realit.

RODRIGO SI VJET – Në sezonin e kaluar, Reali niste rrugëtimin triumfal në La Liga kundër Bilbaos. Ishte një fitore e sigluar nga Rodrigo, i cili shënonte golin e parë të La Ligas për madrilenët. Kronometri shënonte minutën e 28-të. Një vit më vonë ka qenë përsëri braziliani që ka shënuar golin e parë të sezonit në La Liga për Realin. Këtë herë i janë dashur vetëm 13 minuta, pas asistit të Vinicius, njeriu më i urryer në “Son Moix”. Një gol i shpejtë që ka krijuar përshtypjen se mbrëmja në ishull do të ishte e qetë për Realin. Por në fakt nuk ka qenë kështu, sepse Majorka ka bërë gjithçka për të qëndruar në lojë dhe me Muriqin i është afruar golit të barazimit që në pjesën e parë.

SHFAQET MURIQI – Pjesa e dytë nis menjëherë me gol dhe vetëm pas 8 minutash lojë, Vedat Muriqi barazon shifrat. Ai i shpëton bulimit të Rydiger dhe Bellingam dhe me një goditje me kokë kthen baraspeshën. Gjithçka nis nga e para, me Realin që ka kontrollin e topit, ndërsa Majorka përpiqet të bëjë dëme në kundërsulm. Vinicius, disi nervoz nga ngacmimet e publikut por dhe ndërhyrjet me të mirë e me të keq të Mafeos nuk arrin të bëjë diferencën, ndërkohë që Mbape e Rodrigo duken më të rrezikshmit e Realit. E pikërisht në kundërsulm Reali rrezikon të pësojë të dytin, kur dy herë Antonio Sançez fal Madridin. Fillim me gjysmë hapi për Realin, ndërsa Muriqi e bën festë në Majorka.

SULMUESI KOSOVAR

Muriqi: Çfarë kënaqësie t’i shënosh Realit!

“Pirati” siç e njohin ndryshe Vedat Muriqin në Spanjë, ka folur pas barazimit 1-1 mes Majorkës dhe Realit të Madridit. Kosovari i cili është një idhull në Majorka e ka nisur me gol kundër kampionëve të Spanjës sezonin e tij të tretë me këtë ekip. Ai ka gjetur rastin të falënderojë klubin e tij për karrierën e vet. “E kam thënë gjithnjë, se ky klub (Majorka) meriton fjalët më të mira. Ata më bënë të mbijetoj si futbollist. Po vuaja te Lacio, një vit e gjysmë pa luajtur. Kur erdhi oferta e Majorkës kisha shumë mëdyshje. Kisha dhe variante të tjera, por Majorka ishte më e mira. Nuk bëhem pishman pë asgjë. Që nga dita e parë jam ndier si në shtëpi. Jam shumë rehat dhe shpresoj të jetë për shumë vite”, tha sulmuesi i kombëtares kosovare. Muriqi ka folur dhe për golin: “Jam shumë i lodhur, por njëherazi shumë i lumtur për golin. Të them të drejtën t’i shënosh Realit është një kënaqësi e veçantë, sepse ata janë më të mirët në botë. Ishte shumë e rëndësishme të filloja të shënoja kundër një ekipi si Madridi”, tha ai.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →