Pistat ndaj Atentatit në Kurbin, “Në Shënjestër”: Ardian Gjeloshi u mor në pyetje për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen. Çfarë tha ai

pistat ndaj atentatit ne kurbin ne shenjester ardian gjeloshi u mor ne pyetje per vrasjen e martin bardhit ne rreshen cfare tha ai
pistat ndaj atentatit ne kurbin ne shenjester ardian gjeloshi u mor ne pyetje per vrasjen e martin bardhit ne rreshen cfare tha ai

Emisioni “Në Shënjestër” trajtoi mbrëmjen e sotme atentatin ndaj Ardian Gjeloshit në Shëngjin. Policia ka disa pista hetimore për rastin e midis tyre është edhe ajo e vrasjes së Martin Bardhit, 59-vjeçari, i cili u qëllua me breshëri automatiku, mëngjesin e datës 27 shtator 2023, në ambientet e lokalit të tij, në qendër të Rrëshenit. Nga kjo ngjarje, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, të pranishëm në këtë moment, bashkë me të në të njëjtën tavolinë kafeneje.

Nuk dihet ende arsyet përse Ardian Gjeloshi, u thirr të dëshmojë lidhur mbi ekzekutimin e Martin Bardhit, por e vërteta është se ai është një nga personat që është marrë në pyetje lidhur mbi dijeninë që ai kishte lidhur mbi këtë ekzekutim.

[embedded content]

“Lidhur mbi ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Martin Bardhi, ndodhur më 27 Shtator 2023, në lokalin e tij në qytetin e Rrëshenit, u pyet në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni në lidhje me rrethanat e ngjarjes edhe shtetasi, Ardian Marku (Gjeloshi). Por gjatë marrjes në pyetje, ai nuk dha ndonjë shpjegim me vlerë lidhur me rrethanat e ngjarjes, motivet apo autorët e veprës penale.

Arsyet se përse hetuesit morën në pyetje Ardian Gjeloshin për atentatin ndaj Martin Bardhit, mbeten të paqarta, ndërsa vrasja në Rrëshen po hetohet në vazhdën e sagës së gjakmarrjes mes dy fiseve Reçi e Gjini, që ka shkaktuar shumë viktima. Por kush e qëlloi Ardian Gjeloshin dhe çfarë mund t’i ketë shtyrë porositësit drejt ekzekutimit? A ka lidhje atentati ndaj tij me të shkuarën, apo me ngjarje të cilat shtrihen në kohë, dhe aty ku mendohet se ato janë të vjetra, pasurohen me krime dhe dinamika të reja. Që duket se e bëjnë edhe më komplekse, zbardhjen e atentateve, si edhe ky ndaj Ardian Gjeloshit, ku vetë personazhet e prekur, përpiqen të jenë hermetikë në dëshmitë e tyre. Duke zgjedhur më së shumti ‘omertan’, si një formë për të mbajtur larg problemet, por që ato kthehen edhe më gjakësore në kohë.

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →