Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi te SPAK, ka ndërruar jetë sot në mëngjes burri nga Lezha.
Pal Trashaj piu pasditen e djeshme helm para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ndërsa u përcoll me urgjencë për në spital.
Pavarësisht ndërhyrjes, 63-vjeçari ndërroi jetë në spital.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co