Pjesë e protestave të dhunshme kundër KFOR në Zveçan, arrestohet në Kosovë një serb i kërkuar nga policia

pjese e protestave te dhunshme kunder kfor ne zvecan arrestohet ne kosove nje serb i kerkuar nga policia
pjese e protestave te dhunshme kunder kfor ne zvecan arrestohet ne kosove nje serb i kerkuar nga policia

Një shtetas serb është arrestuar nga autoritetet e Kosovës në Bistricë.

Ky persona dyshohet se është i përfshirë në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në maj të vitit 2023 në Zveçan.

Rastin e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Sonte (e mërkurë) rreth orës 19:15 në pikën e kontrollit në Bistricë është ndaluar një person L.D. që ishte në kërkim në lidhje me rastin e 29 Majit 2023 ku ishin lënduar 93 zyrtarë të KFOR-it”, u shpreh Elshani.

Kujtojmë se më shumë se 100 ushtarë të KFOR-i pësuan lëndime trupore nga sulmi i protestueseve serbë vitin e kaluar të cilin po kundërshtonin që kryetarët shqiptarë të zgjedhur të vendoseshin në objektet komunale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →