Shqiperia

Plagosen 2 vajzat dhe babai, u përplasën me një shkëmb teksa po lundronin me Jet-Ski në liqenin e Vaut të Dejës

plagosen 2 vajzat dhe babai u perplasen me nje shkemb teksa po lundronin me jet ski ne liqenin e vaut te dejes
plagosen 2 vajzat dhe babai u perplasen me nje shkemb teksa po lundronin me jet ski ne liqenin e vaut te dejes

Një 54-vjeçar është plagosur së bashku me 2 vazjat e tij 12 dhe 13 vjeç.

Sipas informacioneve ai ka qenë duke lundruar në liqenin e Vaut të Dejës me Jet-Ski dhe dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit lundrues.

Për pasojë janë përplasur me një shkëmb dhe kanë marrë dëmtime, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Në liqenin e Vuat të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek, shtetasi T. D., 54 vjeç,  duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe,  dyshohet se është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 2 vajzat e tij (jashtë rrezikut për jetën)

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts