Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Policia tha se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit, ku kanë mbetur të plagosur shtetasit M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç (vëllezër), të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar një nga autorët dhe e ka shpallur në kërkim atë.
Njoftimi:
Në lagjen nr. 5, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjet prerës, shtetasit M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç (vëllezër), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit R. F., 37 vjeç. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co