Bota Shqiperia

Plagoset me thikë një 38-vjeçar në Sarandë, policia në kërkim të autorit

plagoset me thike nje 38 vjecar ne sarande policia ne kerkim te autorit





































Një tjetër plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (24 shtator) në vend.

policia-naten

Mësohet se rreth orës 19:10, në lagjen nr.1, Sarandë, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me thikë një 38-vjeçar.

I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:10, në lagjen nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi D. R, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts