Një tjetër minator ka mbetur i plagosur këtë të shtunë në minierën e Bulqizës. 53-vjeçari Bilal Sula me detyrë armator ka qenë në frontin e punës teksa është plagosur rëndë si pasojë e shembjes së një masivi gurësh.
Ngjarja ka ndodhur në galeritë e Albchrome që tashmë menaxhohet nga turqit e grupit “Yildirim” prej disa vitesh. Minatori 53 vjeçar është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës e më pas është transportuar për mjekim më të specializuar drejt spitalit të traumës në Tiranë.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa pritet që specialistët e AKSEM të bëjnë vlerësimin e rastit dhe kontrollin e kushteve të punës në galeritë e nëntokës ku ndodhi aksidenti.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co