Punonjësi i Policisë së Shtetit, Erjon Goxhara, i cili dy ditë më parë plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta në zonën e Komunës së Parisit, është vetëdorëzuar në Polici.
Policia bëri me dije se Goxhara është vetëdorëzuar rreth orës 17:00 në në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën qëlloi 45-vjeçarin.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”, sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
NGJARJA
Reth orës 14:00 të datës 19 gusht, në rrugën “Tish Daija”, Erjon Goxhara 46 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policisë në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, jashtë shërbimit, për motive të dobëta ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Lorenc Kosta, 45 banues në Tiranë, i cili si pasojë e të shtënave ka marrë disa plagë në trup (bark dhe gjymtyrët e poshtme).
Menjëherë pas ngjarjes i dëmtuari Lorenc Kosta, është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekve, ndërsa autori i dyshuar Erjon Goxhara është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i’u shmangur ndjekjes policore.
Gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 (gjashtë) gëzhoja kalibër 9 mm, 1 (një) predhë me ngjyrë bronxi e deformuar, një këmishë predhe me ngjyrë bronxi, 3 rripa pantallonash të ndotur me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut, etj.
Lidhur më këtë ngjarje, janë sekuestruar dhe këqyrur pamjet filmike, të administruar nga disa subjekte private në vendin e ngjarjes, janë shoqëruar dhe pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat të hetimit, disa shtetas, dëshmitar okularë, dhe familjarë të autorit të dyshuar, të cilët kanë dhënë shpjegime mbi konfliktin mes të dëmtuarit dhe të dyshuarit, janë këqyrur të dhënat/komunikimet elektronike etj.
KONFLIKTI
Nga hetimet reziulton se Erjon Goxhara e ka qëlluar në këmbë dhe kofshë me armë 45-vjeçarin, Lorenc Kosta, pasi dyshohet se ky i fundit ka një histori me bashkëshorten e tij, por ende nuk janë bërë publike të dhënat që ka grumbulluar policia për sa i përket dëshmisë së personave që janë të përfshirë në atë histori dhe që kanë dijeni për konfliktet e vazhdueshme mes çiftit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co