Shqiperia

Plagosi me thikë një 26-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, përfundon në pranga 42-vjeçari

plagosi me thike nje 26 vjecar pas nje konflikti per motive te dobeta perfundon ne pranga 42 vjecari
plagosi me thike nje 26 vjecar pas nje konflikti per motive te dobeta perfundon ne pranga 42 vjecari

Një 42-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e komisariatit numër 3 në kryeqytet.

Sipas edhe komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, 42-vjeçari dyshohet se ka plagosur një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti i cili mësohet se ka qenë për motive të dobëta.

Nga hetimet rezultoi se 42-vjeçari si pasojë e konfliktit ka plagosur me mjet prerës një 26-vjeçar, ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Reshit Petrela”, sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts