Bota

Plagosi një 38-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet një ditë pas ngjarjes adoleshenti në Vlorë

plagosi nje 38 vjecar pas nje konflikti per motive te dobeta arrestohet nje dite pas ngjarjes adoleshenti ne vlore





































Një 17-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë, pasi një ditë më parë, më 27 korrik, ka plagosur me thikë një 38-vjeçar.

POLICIA

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë i riu me iniciale I.H., 17-vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur 38-vjeçarin me iniciale R.V.

Sakaq, ky i fundit mësohet se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

 “Në vijim të veprimeve proceduriale, lidhur me informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, arrestoi shtetasin e mitur I. H., 17 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, plagosi me thikë shtetasin R. V., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts