Plagosja e 15-vjeçarit në Kukës, policia shoqëron dy të mitur në komisariat

plagosja e 15 vjecarit ne kukes policia shoqeron dy te mitur ne komisariat
plagosja e 15 vjecarit ne kukes policia shoqeron dy te mitur ne komisariat

Policia e Kukësit ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në këtë qytet, ku pas një sherri u plagosur me thikë një 15-vjeçar.

Burime zyrtare bënë me dije se shërbimet e Policisë Kukës, identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor, si dhe një 14 vjeçar që është përfshirë në konflikt mes dy 15 vjeçarëve.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me mjet prerës të një 15 vjeçari gjatë një konflikti, të ndodhur në qytetin e Kukësit, ju informojmë se: Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë Kukës, identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor, si dhe një 14 vjeçar që është përfshirë në konflikt mes dy 15 vjeçarëve.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15-vjeçari. Veprimet hetimore po kryhen në praninë e psikologut, Prokurorit dhe familjarëve të të miturve.”, sqaron policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →