Bota

Plagosja e dy personave në Malësinë e Madhe/ RENEA në kërkim të autorit, ka marrë me vete edhe armën e zjarrit

plagosja e dy personave ne malesine e madhe renea ne kerkim te autorit ka marre me vete edhe armen e zjarrit





































Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja e dy personave në Malësi të Madhe, shtetasit Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj. Mësohet se në zonë me qëllim për të kapur autorin shtetasin, Lul Rakaj kanë mbërritur edhe forcat RENEA.

policia malesi e madhe plagosje

Ndërkohë raportohet se autori është larguar, ndërsa ka marrë me vete edhe armën tip pistoletë me të cilën plagosi dy personat.

Raportohet se Avenir Hasanaj është në gjendje më të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë një plumb në gjoks.

Si ndodhi ngjarja sot?

Ka qenë ora 09:45 (15 shtator) kur në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë ka ndodhur një konflikt mes tre personave. Sherri i cili nisi fillimisht verbalisht ka përfunduar në përdorimin e armëve.

Sipas policisë, ka qenë Lul Rakaj, i cili ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të dy personave, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj.

Të plagosurit u transportuan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit.

Po kush është Lul Rakaj?

Lul Rakaj mësohet se ka një të shkuar të errët, pasi rreth 13 vite më parë ka vrarë me armë zjarri shtetasin Kolë Mushku në Hot të Malësisë së Madhe.

Krimi në atë kohë ka ndodhur si hakmarrje, pasi Kolë Mushku i kishte vrarë Lul Rakajt babain.

Njoftimi i policise

Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka plagosur me armë zjarri shtetasit B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

LEXO EDHE: 

Plagosi me armë zjarri dy persona, zbardhet e shkuara e errët e autorit! Kush është Lul Rakaj, 13 vite më parë ka vrarë…

Sherri nisi në hyrje të një lokali, më pas…Policia tregon dinamikën e plagosjes me armë të dy personave! Autori ende në arrati

Zbardhen emrat/ Këta janë dy personat që u plagosën me armë zjarri në Malësinë e Madhe

Të shtëna me armë zjarri, plagosen dy persona në Malësinë e Madhe. Ja kush është autori (EMRI)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts