Plagosja me armë zjarri në Shkodër, zbardhen emrat e tre të arrestuarve! Dinamika e ngjarjes, si u tentua të vritej 43-vjeçari për radhën e kalimit në rrugë

plagosja me arme zjarri ne shkoder zbardhen emrat e tre te arrestuarve dinamika e ngjarjes si u tentua te vritej 43 vjecari per radhen e kalimit ne rruge





































Kristian Kakija (autori) dhe Lulëzim e Artan Kakija janë tre personat që ka arrestuar Policia e Shkodrës në lidhje me ngjarjen e një nate më parë (13 gusht), ku 43-vjeçari Çel Shabaj, u plagos me armë zjarri.

POSTRIBE

I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës me një autoambulancë të shërbimit kombëtar të urgjencës dhe pas dhënies së ndihmës së shpejtë nga mjekët rezulton jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia menjëherë pas plagosjes arrestoi autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin Kristjan Kakija dhe efektivët sekuestruan edhe armën me të cilën dyshohet se u krye ky krim.

Bashkë me autorin, janë janë edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet me Kristjan Kakijën dhe po ashtu janë shpallur në kërkim 3 persona të tjerë të implikuar.

DINAMIKA E NGJARJES

Shtetasi Çel Shabaj po dilte nga banesa e tij në Postribë dhe në atë moment ka qenë duke ardhur nga Prekali në drejtim të Postribës autori i dyshuar së bashku me dy shokë të tij. Në atë moment ka nisur një debat mes tyre se kush duhej të kalonte.

Sipas burimeve shtetasi Kristjan Kakija pasi është larguar vetëm disa metra, është kthyer edhe njëherë dhe ka nxjerrë armën duke plagosur 43-vjeçarin. Në atë moment kanë ndërhyrë pjestarë të tjerë të fisit Shabaj që ndodheshin shumë afër pasi edhe ata po bëheshin gati për të shkuar në dasëm duke u përfshirë në një përleshje fizike mes tyre.

Një kushëri i të plagosurit ka arritur që në ato momente t’ia heq armën nga dora autorit të dyshuar i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pak minuta nga plagosja policia përmes forcave “Shqiponja” arriti që të arrestojë shtetasin Kristjan Kakija duke sekuestruar edhe armën e dyshuar, tip pistoletë me të cilën mund të ketë kryer plagosjen. Policia dhe prokuroria e Shkodrës vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje të ndodhur në Postribë mbrëmjen e 13 gushtit.

NJOFTIMI I POLICISË

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Postribë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, u tentua të vritej me armë zjarri një 43-vjeçar.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, u arrestuan 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, të implikuar në konflikt.

Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas ngjarjes, Policia shoqëroi 3 nga shtetasit e përfshirë, si dhe gjeti pistoletën me të cilën u krye plagosja.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 20:40 të datës 13.08.2024, në fshatin Postribë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, u plagos me armë zjarri, në këmbë, shtetasi Ç. Sh., 43 vjeç, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Shkodër:

vunë në pranga shtetasit K. K., 29 vjeç, A. K., 28 vjeç dhe L. K., 24 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit;

shpallën në kërkim shtetasit Z. K., 28 vjeç, F. L., 25 vjeç dhe A. Rr.,25 vjeç.

Vijojnë kërkimet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijojnë hetimet për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkepunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →