Plagosja në lokal gjatë festës, arrestohen dy persona, policia jep detajet e ngjarjes

plagosja ne lokal gjate festes arrestohen dy persona policia jep detajet e ngjarjes
plagosja ne lokal gjate festes arrestohen dy persona policia jep detajet e ngjarjes

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës lidhur me plagosjen e regjistruar në kryeqytet mëngjesin e së martës.

Sipas një komunikate për shtyp policia thotë se ka shpallur në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, ky i fundit gjatë një feste familjare plagosi me armë 3 të afërm.

Sipas policisë armën e zjarrit e kishte pa leje të posaçme, teksa për të fshehur është ndihmuar nga D.Z dhe A. D., të cilët kanë përfunduar në pranga.

Policia thotë se arma është sekuestruar në cilësinë e provës.

Ndërkohë që ngjarja raportohet të ketë ndodhur aksidentalisht.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat:

– u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;
– u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →