Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja që ndodhi ditën e sotme në Pogradec.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se konflikti mes vëllezërve ka ndodhur për motive të dobëta nga një konflikt i çastit.
Autori njihet si përdorues i alkoolit dhe në momentin e plagosjes ka qenë në gjendje të dehur.
I plagosuri i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën ka marrë një plagë të lehtë në krahun e majtë dhe pas mjekimit do të largohet drejt banesës së tij.
Ndërkohë autori Sami Shuli ndodhet në ambientet e komisariatit të Pogradecit për veprime të tjera procedurale.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co