Plagosje me thikë në Kavajë, i lënduari transportohet në spital

plagosje me thike ne kavaje i lenduari transportohet ne spital
plagosje me thike ne kavaje i lenduari transportohet ne spital

Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj bën me dije për BalkanWeb se i plagosur ka marrë një goditje në krahë.

Sakaq, është transportuar drejt spitalit të Durrësit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi I. K, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co