“Plani i fitores” i Zelenskyt shqetëson Rusinë, Kremlini: Do ta shqyrtojmë nëse publikohet zyrtarisht

plani i fitores i zelenskyt shqeteson rusine kremlini do ta shqyrtojme nese publikohet zyrtarisht
plani i fitores i zelenskyt shqeteson rusine kremlini do ta shqyrtojme nese publikohet zyrtarisht

Kremlini tha të hënën se do të studiojë atë që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar si “plani i fitores”, i cili synon t’i japë fund luftës me Rusinë, kur detajet rreth tij të bëhen publike.

Zoti Zelensky do t’ia paraqesë planin këtë javë Presidentit amerikan Joe Biden si dhe dy kandidatëve për president, Kamala Harris dhe Donald Trump, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Sot zoti Zelensky pritet të mbajë dhe një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Plani, detajet e së cilit nuk janë bërë publike, duket se është një përpjekje e fortë nga ana e zotit Zelenskiy për të bindur Uashingtonin dhe aleatët e tjerë, që të ofrojnë ndihmë të mëtejshme dhe më të madhe për vendin e tij në një përpjekje për të detyruar Moskën që t’i japë fund konfliktit bazuar në kushte të pranueshme për Kievin.

Zyrtarët ukrainas kanë sugjeruar që Rusia të ftohet në një takim të nivelit të lartë për të diskutuar mbi zgjidhjen e konfliktit bazuar tek ky plan.

I pyetur mbi iniciativën e zotit Zelenskiy, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Moska nuk mund të analizojë njoftime mediatike.

“Nëse informacionet për të shfaqen nga burime zyrtare, sigurisht që do t’i shqyrtojmë ato. Ka shumë informacione kontradiktore dhe jo të besueshme lidhur me të, ndaj dhe ne po tregohemi shumë të kujdesshëm”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →