Plani për arritjen e armëpushimit në Gaza/ Hamasi “ia hedh topin” Izraelit: Ne ramë dakord me propozimin e SHBA, por…

plani per arritjen e armepushimit ne gaza hamasi ia hedh topin izraelit ne rame dakord me propozimin e shba por
plani per arritjen e armepushimit ne gaza hamasi ia hedh topin izraelit ne rame dakord me propozimin e shba por

Grupi i Hamasit ka deklaruar se është në pritje të një reagimi nga Izraeli në lidhje me vendosjen e një armëpushimi.

Kjo pasi Hamnasi pesë ditë më parë ka pranuar propozimin e SHBA që synon t’i japë fund luftës nëntë-mujore në Gaza.

“Ne ia kemi lënë përgjigjen tonë ndërmjetësuesve dhe presim të dëgjojmë përgjigjen e pushtuesve”, tha një nga dy zyrtarët e Hamasit për Reuters, duke kërkuar të mos përmendet emri.

Plani me tre faza u paraqit në fund të majit nga presidenti amerikan Joe Biden dhe po ndërmjetësohet nga Katari dhe Egjipti. Ai synon t’i japë fund luftës dhe të lirojë rreth 120 pengje izraelite që mbahen nga Hamasi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co