Plas sherri te Holanda, Van Dajk kundër Kuman. Kapiteni nuk donte Zirkze në fushë

plas sherri te holanda van dajk kunder kuman kapiteni nuk donte zirkze ne fushe



































Holanda ka festuar mbrëmë kalimin në gjysmëfinalen e Euro 2024, por jo gjithçka ka shkuar e qetë në kampin e “tulipanëve”. Kjo u pa qartësisht në minutat e fundit të sfidës ndaj Turqisë, kur kishte një përballje jo edhe aq miqësore mes kapitenit Van Dajk dhe trajnerit Kuman.

van dajk

Në minutën e 86-të, Kuman vendosi të bënte zëvendësime, duke larguar nga fusha Simons dhe Depaj, për t’i bërë vend në rreshtim Zirkze dhe Frimpong. Një ndryshim i cili nuk i pëlqeu Van Dajk, i cili u kthye nga pankina dhe bëri me shenja i nervozuar rreth këtij vendimi.

Kuman nuk e priste një reagim të tillë dhe iu kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë kapitenit. Ndërkohë, shumë i inatosur u duk edhe Depaj, i cili i përket gardës së vjetër dhe shihet si lojtari më i rrezikuar për të humbur vendin në formacion.

Tashmë flitet për një ndarje mes grupit të vjetër dhe grupit të ri të lojtarëve në radhët e Holandës dhe ndryshimi i “veteranit” Depaj me një nga të rinjtë më premtues siç është Zirkze, kanë sjellë këtë situatë të tensionuar në kampin e gjysmëfinalistëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →