Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në tryezën e prezantimit të risive të Platformës së Konsultimit publik, tha se që do të jetë më e aksesueshme dhe më e përdorshme nga partnerët e Parlamentit.
Ajo shprehu se demokratizohet më shumë procesi konsultativ, ndërsa bëri dy sugjerime, qw sipas saj do e bëjmë platformën më produkteve.
“Duke vlerësuar punën e Kuvendit, më lejoni të bëjë dy sugjerimi që do e bëjmë platformën më produkteve. I pari me zgjerimin e spektrit të akteve ligjore që i nënshtrohen proceseve të Konsultimit Publik, duke përfshirë në konsultim të gjitha aktet ligjore dhe duke mos e lënë këtë praktikë në dorë të komisioneve të përhershme.
Sugjerimi i dytë, përshpejtimi i afateve kohore të procesit të konsultimit. Aktet ligjore të periudhën menjëherë, pa pritur depozitimet e tyre në komisionet e përhershme”, tha Spiropali.
Spiropali: Transparenca është një për vlerat kryesore të Kuvendit, e përcaktuar si e tillë edhe në planin strategjik 2025-2030, i cili paraprin dhe kalendarizon nevojat e brendshme të konsolidimit të Kuvendit të Shqipërisë, si zemra e demokracisë dhe republikës parlamentare, zhvillimet e shoqërisë shqiptare dhe ajo që është më kryesorja kërkesat dhe standardet e procesit të anëtarësimit në BE.
Anëtarësimi i Shqipërisë në familjen europiane është sot kryefjala e punës së Kuvendit dhe e çdo institucioni sepse është vullneti i shoqërisë shqiptare. Por është edhe kryefjalë e shoqërisë civile dhe partnereve të Kuvendit.
Nuk e fsheh kënaqësinë që ndjeva kur në mbledhjen e kryeparlamentarëve të vendeve të KiE në Strasburg, ishin në koherencë të plotë me PE, kur zv.presidenti i tij përmendi ndër të tjera funksionimin e komisionit kundër dezinformimi në PE, ndërsa ne ngritjen e komisionit të posaçmen anti-korrupsion dhe kundër dezinformimit, si masa për mbrojtjen e vlerave dhe shoqërive demokratike.
E përmenda për të vënë në dukje sa e rëndësishme është njësimi i strukturave dhe procedurave të Kuvendit me ato të Parlamentit Europian të vendeve anëtare. Ndaj çdo ndryshim, rishikim, duhet të udhëhiqet nga ky vizion.
Platforma e konsultimit publik i vënë në zbatim nga Kuvendi ofron konsultim e projektligjeve. Por me rritjen e kërkesave për transparencë dhe standardeve që na kërkohen për procesin e integrimit, vendosëm të ngremë një platformë të re, që do të jetë e aksesueshme dhe më e përdorshme nga partnerët e Kuvendit.
Duke vlerësuar punën e Kuvendit, më lejoni të bëjë dy sugjerimi që do e bëjmë platformën më produkteve. I pari me zgjerimin e spektrit të akteve ligjore që i nënshtrohen proceseve të Konsultimit Publik, duke përfshirë në konsultim të gjitha aktet ligjore dhe duke mos e lënë këtë praktikë në dorë të komisioneve të përhershme.
Sugjerimi i dytë, përshpejtimi i afateve kohore të procesit të konsultimit. Aktet ligjore të periudhën menjëherë, pa pritur depozitimet e tyre në komisionet e përhershme. Demokratizohet më shumë procesi konsultativ.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co