Bota Shqiperia

“Platforma OBP i kurseu buxhetit të shtetit 20,4 milionë euro”- Gonxhja: Janë lehtësuar procedurat dhe është rritur transparenca!













































Ministri i  Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe Administratorja  Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara Arlinda Pogaj zhviluan sot konferencën e parë për shtyp për 1-vjetorin e (OBP), Operatori i Blerjeve të Përqendruara, i cili shënon një vit të suksesshëm në funksionim, duke sjellë një kthesë të rëndësishme në prokurimin publik në Shqipëri.

WhatsApp Image 2025-03-13 at 19.06.31

Gjatë fjalës së tij, ministrit Gonxhja u fokusua në pikat dhe arritjet konkrete të këtij enti të rëndësishëm.

Ndër të tjera Ministri Blendi Gonxhja nënvizoi se “vetëm nga kursimi i rritur i buxhetit të shtetit prej krijimit të këtij operarori shifra shkon në 20.4 milion euro.”

Ministri Gonxhja e quajti këtë operator një kthesë në prokurimin e përqendruar dhe tha se janë më shumë institucione përfituese (mesatarisht në vit: nga 114 institucione ne 141)dhe janë më shumë procedura prokurimi të zhvilluara – 46 % më shumë se në vitin 2023

Në këtë analizë Ministri i MEKI z. Gonxhja duke krahasuar me vitin 2023 del në përfundim se janë më shumë fonde të prokuruara – 76% më shumëse 1 vit më parë.

Ministri Gonxhja gjithashtu tha se dy benefite të tjera i takojnë:

“Rritjes së numrit mesatar të operatoreve konkurues – nga 2.7 në 4.7 dhe reduktimit të kohës së përpunimit të kërkesave për prokurim – nga 9 muaj në vitin 2023 në 3 muajnë vitin 2024, ndërsa synojmë në 1 muaj gjatë këtij viti”.

Ministri gjithashtu tha se çdo kursim nga OBP shkon për kulturën, artin dhe trashëgiminë. Do investohen atje.

Ndërsa në fjalën e saj administratorja e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara  znj Arlinda Pogaj përveç sfidave dhe arritjeve të 1 viti OBP theksoi objektivat e punës për vijimin, si:

Dixhitalizimi i plotë i prokurimeve – Zhvillimi i platformës E-AlbZone për blerje të drejtpërdrejta online.

Rritja e transparencës dhe konkurrencës – Më shumëoperatorë ekonomikë të përfshirë.

Zgjerimi i katalogëve me mallra dhe shërbime të unifikuara.

Përgatitja e strategjisë 3-vjeçare të zhvillimit të OBP.

Forcimi i kapaciteteve të stafit – Trajnime dhe asistencëteknike ndërkombëtare.

Gjatë këtij viti, OBP ka sjellë rezultate konkrete në optimizimin e proceseve të prokurimit, kursimin e fondeve publike dhe përmirësimin e transparencës.

Falë prokurimit të centralizuar efikas, OBP ka arritur të kursejë 20.4 milionë euro nga fondet publike, duke maksimizuar vlerën për qytetarët dhe institucionet shtetërore.

Numri mesatar i institucioneve përfituese nga prokurimet e përqendruara është rritur nga 114 në 141, ndërsa janë zhvilluar 46% më shumë procedura prokurimi krahasuar me vitin 2023.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka prokuruar në vitin 2024 76% më shumë fonde të buxhetit të shtetit krahasuar me një vit më parë.

OBP ka patur sukses edhe në zhvillimin e risive teknologjike, duke ndërtuar me burimet e veta njerëzore:

  • Platformën inovative AlbZone për menaxhimin e kërkesave të autoriteteve për prokurim
  • Një sistem automatik njoftimi për operatorët ekonomikë, duke i informuar ata në kohë reale për tenderat që publikon OBP.
  • Transparencë të plotë në faqen zyrtare, ku çdo tender i publikuar mund të ndiqet hap pas hapi.

OBP ka kontribuar edhe në zgjerimin e konkurrueshmërisë, pasi numri mesatar i operatorëve konkurrues është rritur nga 2.7 në 4.7 për tender.

OBP ka ndërmarrë hapa për të siguruar që prokurimet publike të jenë të qëndrueshme nga pikëpamja sociale dhe mjedisore. Një risi e rëndësishme është krijimi i katalogëve me specifikime teknike dhe çmime të unifikuara, duke reduktuar kohën e përgatitjes së nevojave për prokurim.

Me këto arritje, Operatori i Blerjeve të Përqendruara po forcon rolin e tij si një institucion kyç në modernizimin dhe rritjen e efiçencës së prokurimit, duke garantuar përdorimin sa më të mirë të fondeve publike dhe rritjen e transparencës në këtë sektor.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts