Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka pritur sot në një takim ministrin e Mbrojtjes të Kosovës Ejup Maqedonci, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të dy vendeve në fushën e mbrojtjes.
Plenkoviq, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se gjatë takimit me ministrin Maqedonci, kanë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve.
“Takova ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Konfirmuam marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe mbështetje të vazhdueshme për rrugën euroatlantike të Kosovës. Gjithashtu diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e mbrojtjes në mes Kroacisë dhe Kosovës”, ka shkruar kryeministri kroat.
Ndryshe, ministri Maqedonci po qëndron në Kroaci me ftesë të zv.kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq.
Gjatë takimit rë sotëm më ministrin kroat, Mqedonci ka thënë se partneriteti dhe në veçanti bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë është në nivelin më të lartë.
Primio sam ministra obrane Kosova Ejupa Maqedoncija. Potvrdili smo odlične bilateralne odnose te nastavak potpore euroatlantskom putu Kosova. Raspravili smo i o mogućnostima daljnje suradnje u području obrane.🇭🇷🇽🇰@MORH_OSRH pic.twitter.com/XdMY3xYShv
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) June 26, 2024
“Me Ministrin Anushiq shqyrtuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, diskutuam rreth situatës së sigurisë në regjion si dhe në nivel global”, ka thënë Maqedonci në një postim në Facebook, duke shtuar se ministrin kroat e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumëdimensionale nga Kroacia për Kosovën.
“Konfirmova vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike”, ka thënë Maqedonci./Telegrafi/
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co